Papa Françesku lavdëroi indonezianët për familjet e mëdha

schedule22:54 - 4 Shtator, 2024

schedule 22:54 - 4 Shtator, 2024

Papa Françesku lavdëroi këtë mërkurë indonezianët për familjet e mëdha, duke vënë në dukje se njerëzit në vende të tjera zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend që të rrisin fëmijë.

Papa e tha këtë duke folur pranë presidentit indonezian Joko Widodo gjatë një vizite në Xhakartë në ndalesën e parë të turneut të tij aziatik, raporton Reuters.

“Në vendin tuaj, familjet kanë tre, katër ose pesë fëmijë, dhe kjo ju çon përpara dhe reflektohet në moshën mesatare të popullsisë tuaj,” tha Papa. Ai shtoi se Indonezia duhet të vazhdojë kështu sepse është shembull për vendet e tjera, megjithëse atje, sado qesharake të tingëllojë, disa familje preferojnë të kenë një mace ose një qen në vend të fëmijëve.

Papa dërgoi mesazhe të ngjashme në maj në një konferencë në Romë mbi krizën demografike që prek Italinë dhe Evropën. Ai me atë rast tha se shtëpitë janë të mbushura me objekte dhe në to nuk ka fëmijë, gjë që i bën ato vende shumë të trishtueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!