Papa Françesku kritikon sanksionet dhe buxhetin për armë: Nuk janë zgjidhje për të ndaluar luftën në Ukrainë

schedule17:02 - 24 Mars, 2022

schedule 17:02 - 24 Mars, 2022

Papa Françesku ka bërë kritika të forta kundër vendeve Perëndimore për rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa sulmi rus ndaj Ukrainës vazhdon. Papa Françesku e quan luftën në Ukrainë “çmenduri”.

Gjatë një fjalimi që mbajti në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa tha se strategjitë gjeopolitike janë një ndër shkaktarët e luftës në Ukrainë, shkruan abcnews.al

Papa Françesku nuk mbështet sanksionet perëndimore, as armët, duke thënë se nuk përbëjnë zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë. Sipas tij bota duhet të gjejë një mënyrë që të mos i nënshtrohet fuqisë “ekonomiko-teknokratike-ushtarake”.

“Përgjigja e vërtetë ndaj luftës nuk janë armë të tjera, sanksione të tjera, aleanca të tjera politiko-ushtarake, por një qasje tjetër, një mënyrë tjetër e qeverisjes së botës tashmë të globalizuar- duke mos treguar dhëmbët”, tha Papa./abcnews.al/