Papa Françesku tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë me vendosmëri në mënyrë që të drejtat e njeriut të respektohen në konflikte dhe të mos vriten civilët.
“Ka pasur mjaft sulme ndaj civilëve, shkollave, spitaleve dhe vendeve të punës së njerëzve”, u shpreh Papa në fjalimin në Vatikan.
Kreu i Kishës Katolike Romake përsëriti se nuk duhet harruar se lufta gjithmonë, pa përjashtim, përfaqëson disfatë.
“Ne vazhdojmë të lutemi për paqen në Ukrainë, Palestinë, Izrael, Liban, Siri, Mianmar, Sudan”, shtoi Papa.
Në këtë vit, i cili është jubileu për Kishën Katolike Romake, Papa theksoi se jetojmë në një kohë jo të lehtë dhe në të cilën ka shumë nevojë për shpresë dhe paqe.
Gjatë Jubileut apo Vitit të Shenjtë, i cili festohet çdo 25 vjet, një numër i madh besimtarësh shkojnë për pelegrinazh në faltoret./abcnews.al