Papa Françesku: Kam kërcyer tango, doja të bëhesha kasap

schedule14:29 - 7 Shkurt, 2022

schedule 14:29 - 7 Shkurt, 2022

Papa Françesku ka dhënë një intervistë televizive ndryshe për mediat italiane. Ati i Shenjtë foli edhe për shijet e tij muzikore.

“Dëgjoj muzikë, më pëlqejnë shumë klasikët, më pëlqen shumë edhe tango”, tha ai. I pyetur nëse ka kërcyer tango u përgjigj:  “Një portenjo që nuk kërcen tango nuk është i tillë”, thotë Papa duke iu referuar origjinës së tij, termi që i referohet banorëve te Buenos Airesit në spanjisht.

Ndërsa intervistën e tij, ai e përfundon me një kujtim nga fëmijëria e tij.

“Kur isha fëmijë doja të bëhesha kasap, pasi kur dilja në pazar me nënën dhe gjyshen, shihja që të gjithë paguanin kasapin. Dhe kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, unë përgjigjesha: ‘Kasap, sepse ka shumë para”.

85-vjeçari ka refuzuar gjithashtu të qëndrojë në apartamentet e izoluara, por me shumë hapësirë në pallatin apostolik të Vatikanit, si paraardhësit e tij. Kjo, pasi siç thotë, nuk është shenjtor.

“Një prej arsyeve përse nuk shkova të jetoj në apartamentin papnor, ishte pas nuk jam shenjtor, si ata që kanë qenë atje përpara meje. Unë dua të kem marrëdhënie njerëzore e prandaj jetoj në këtë hotel në Santa Maria, ku mund të takoj e të flas çdo ditë me njerëz apo miq. Kjo është një jetë më e lehtë për mua. Kam nevojë për miq; ata janë të paktë, por të vërtetë”, u shpreh Ati i Shenjtë. g.v/abcnews.al