Papa Françesku: Italia meriton kritika, çiftet priren të kenë kafshë shtëpiake dhe jo fëmijë

schedule14:35 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:35 - 25 Shtator, 2024

Papa Françesku tha sot se Italia meriton kritika sepse çiftet priren të kenë kafshë shtëpiake dhe jo fëmijë.

“Unë shoh që ka fëmijë atje, kjo është e bukur, në një kulturë ku është një privilegj më i madh të kesh qen apo mace sesa fëmijë. Më besoni, ia vlen të ndryshoni jetën tuaj për mirë”, tha Papa, raporton Ansa.

Nuk është hera e parë që Papa Françesku ka kritikuar njerëzit që kanë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve./abcnews.al