Papa Françesku në fjalën e tij të mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit është ndalur të situata në Lindjen e Mesme.
Ai ka bërë thirrje për paqe duke thënë se pengjet duhet të lirohen menjëherë.
“Faleminderit të gjithë që morët pjesë në këtë ditë. Le të lutemi për Ukrainën, për situatën e rëndë në Palestinë, Izrael dhe rajone të tjera të botës. Në Gaza veçanërisht duhet të lejohet ndihma humanitare si edhe pengjet duhet të lirohen menjëherë. Le të mos heqim dorë nga përpjekja për të hequr dorë nga armët. Vëllezër e motra, ndaloni zjarrin. Lufta është luftë, dhe gjithmonë ka humbje”, ka thënë ndër të tjera Papa Françesku./abcnews.al/