Papa Francesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit

schedule13:58 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:58 - 7 Dhjetor, 2020

Papa Françesku do të zhvillojë vizitën e parë të një papë në Irak nga 5 marsi deri më 8 mars të vitit të ardhshëm, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga paraardhësit e tij. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili shtoi se papa Françesku do të vizitojë kryeqytetin Bagdad, Ur, një qytet i lidhur me figurën e Dhiatës së Vjetër të Abrahamit, si dhe Erbil, Mosul dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.

Do të jetë udhëtimi i parë i Papa Françeskut në më shumë se një vit. Të gjitha vizitat jashtë shtetit që ishin planifikuar për këtë vit u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2000, Papa i ndjerë Gjon Pali II donte të vizitonte qytetin antik irakian të Ur, që konsiderohej tradicionalisht se ishte vendlindja e Abrahamit, babait të të tre feve të mëdha monoteiste – Krishterimit, Islamit dhe Judaizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!