Papa Francesko murgeshës afrikane: Mos më kafsho

schedule13:04 - 8 Janar, 2020

schedule 13:04 - 8 Janar, 2020

Pas natës së ndërrimit të viteve, Papa Francesko u rikthye mes besimtarëve, duke biseduar me pelegrinët e pranishëm në sallën Paolo 6 për meshën e përgjithshme.

Mes tyre ndodhej dhe një murgeshë afrikane, e cila ishte shumë entuziaste, e cila ka marrë vëmendjen e Papës i cili me ironi iu kthye: “Kam frikë! Ti kafshon! Unë do të të puth por ti rri e qetë, mos kafsho!” dhe më pas e përqafoi.

Në fakt një natë më parë pas tradicionales “Te Deum”, Papa, teksa përshëndeste besimtarët që e prisnin në sheshin Shën Pjetër, u ndalua nga një grua aziatike e cila nisi ta tërhiqte duke rrezikuar që ai të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej.

Pamjet e reagimit të tij, duke e goditur me shuplakë gruan në dorë për tu çliruar nga ajo, dhe mimika aspak e qetë, bëri xhiron e botës. Një ditë më pas Papa kërkoi falje për shembullin e keq duke pranuar se i kishte humbur durimi./abcnews.al