Papa Francesco në këmbë në qendër të Romës, vizitë private në dy kisha për t’u lutur për përfundimin e pandemisë

schedule15:18 - 16 Mars, 2020

schedule 15:18 - 16 Mars, 2020

Papa Francesko është larguar nga Vatikani në mënyrë private dhe ka vizituar Bazilikatën e Santa Maria Maxhore, për t’u lutur për përfundimin e pandmisë.

Çdo gjë ka ndodhur të dielën në orën 16.00 ndërsa pamjet janë publikuar nga mediat italiane vetëm të hënën. Më pas, po në këmbë ai ka shkuar në një kishë të dytë, ndërsa lajmi është konfirmuar nga drejtori i sallës së shtypit në Vatikan.

Ai theksoi se me lutjen e tij Arti i Shenjtë ka kërkuar përfundimin e pandemisë në botë dhe në Itali, duke u lutur për shërimin e shumë të sëmurëve, dhe duke kujtuar të gjithë viktimat e ditëve të fundit duke shprehur ngushllime për familjarët dhe miqtë e tyre.

Por lutja e Papa Franceskut iu drejtua dje mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që me punën e tyre garantojnë funksionimin e shoqërisë në këto ditë të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!