Papa Francesco kërkon falje për mëkatet e kishës në abuzimet seksuale

schedule20:48 - 26 Gusht, 2018

schedule 20:48 - 26 Gusht, 2018

Papa Françesku ka kërkuar falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët dhe përsëriti dëshirën e tij për të parë drejtësinë e çuar në vend. Ati i Shenjtë i bëri këto komente në Knock, gjatë ditës së dytë të një udhëtimi historik në Republikën e Irlandës. Ai tha se nuk mund të ketë njeri që nuk preket nga tregimet e atyre që “pësuan abuzim, iu plaçkit pafajësia dhe të cilëve u mbetën shenjë kujtimet e dhimbshme”. Kjo është vizita e parë papale në Irlandë në 39 vjet. Më vonë të dielën, rreth 500 mijë njerëz u mblodhën në Phoenix Park në Dublin, ndërsa Papa kremton meshën për të mbyllur Takimin Botëror të Familjeve. Vizita e tij përkon me mbledhjen katolike botërore, e cila mbahet çdo tre vjet.

Makina e Papës nuk ishte ajo e zbehta që mbante Gjon Palin II dhe që ecte me shpejtësi përmes turmave. Por ata u afruan pranë Papa Françeskut – fëmijët mbi supet e prindërve; njerëz të moshuar në karrike me rrota, njerëz me kapele dhe veshje malore – të kapluar nga ngrohtësia e tij. Ata që morën pjesë thanë se udhëtimi ia vlente, pavarësisht shiut.

Ndërkohë, gjatë ditës së parë të vizitës, Papa Françesku përdori një fjalim në Kështjellën e Dublinit për të shprehur turpin e tij në dështimin e Kishës Katolike për të trajtuar në mënyrë adekuate “krimet e neveritshme” të abuzimit seksual nga kleri. Më vonë ai takoi tetë të mbijetuar të abuzimit seksual, mësohet se u tha atyre se ai e shihte abuzimin seksual të klerikëve si “ndyrësi”.

Ndërkohë, një ish-zyrtar i lartë i Vatikanit i ka bërë thirrje Papës të japë dorëheqjen duke thënë se Papa e dinte për akuzat për abuzim seksual nga një kardinal i shquar i SHBA për pesë vjet përpara se të pranonte dorëheqjen e tij muajin e kaluar. Në një letër prej 11 faqesh, arqipeshkvi Carlo Maria Vigano tha se i kishte thënë Papa Françeskut në vitin 2013 se Kardinali Theodore McCarrick ishte përballur me akuza të gjera për abuzimin seksual ndaj priftërinjve të rangut më të ulët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!