Papa: E meritoja të luaja në Superiore, tani më duan në Itali dhe Australi

schedule17:06 - 9 Prill, 2020

schedule 17:06 - 9 Prill, 2020

Enriko Papa, mesfushori që në Superiore ka luajtur me ekipe si Teuta, Tirana, Apolonia, Lushnja dhe Bylisi, tashmë po luan në Rumani me Botosani. Ai flet për situatën e pagave atje, në një moment të vështirë si ky prej pandemisë së krijuar nga Coronavirusi.

“Shumica e ekipe po bëjnë ulje, 25 për qind, 50 për qind. Dinamo më duket do japë 500 euro, diçka e tillë, siç shkruajnë mediat. Ne na kanë thënë që do t’i marrim pagat e plota, nëse kampionati nis sërish. Ne kemi ecur mirë këtë sezon dhe askush nuk e ka pritur”.

“Në Shqipëri ka qenë situatë e vështirë. Disa e lanë futbollin. Isha me fat se më ndihmoi Kosta Grillo. Më panë dhe më mbajtën. Isha te Tirana e Teuta dhe nuk mora hapësira, edhe pse e meritoja. Pata fatin të luaja te Lushnja dhe erdha këtu. Kam oferta të ndryshme,  nga Chievo në Itali, nga Australia tek ekipi i Besart Berishës, Western United. Të presim si do shkojë situata”.

 

“Nuk është më i lehtë kampionati rumun. Ka më shumë kushte. Ka talente në Shqipëri. Siç është Realdo Fili që erdhi këtu. Atje nuk ka infrastrukturë, nuk punohet me të rinjtë fare”, u shpreh Papa, i cili më pas foli edhe për ecurinë e Botosani këtë sezon.

“Drejtori teknik erdhi trajner, hera e parë për të. Askush nuk kishte besim. Mendonim të mos binim nga kategoria, tani mendojmë të kapin kupat e Europës. Jemi ekipi, sipas statistikave, që bëjmë futbollin me ekipin më të mirë në Rumani”.

Në fund, edhe disa fjalë për kombëtaren dhe dëshirën e tij për ta veshur edhe njëherë futbollin. “Kombëtaren e mendojnë të gjithë. Shpresoj të më jepet mundësia dhe të luaj me Shqipërisë, që të gjithë e dashurojnë”, përfundon Papa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!