Papa do të bëjë teste falas të Covid-19 për njerëzit e pastrehë në Vatikan

schedule16:42 - 13 Nëntor, 2020

schedule 16:42 - 13 Nëntor, 2020

Tampona dhe vaksina falas të gripit për të pastrehët, kjo është iniciativa e Vatikanit me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve.

Gjithashtu, është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska ​​dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.

Në një njoftim të bërë nga Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor u bë e ditur se pandemia nuk do të ndalojë solidaritetin.

“Në ambulatorin e vendosur nën shtyllat e Sheshit tё Shёn Pjetrit, nё Vatikan, të varfrit që duhet të kenë qasje në bujtinë ose ata që duan të kthehen në atdheun e tyre, kanë mundësinë ta bëjnë tamponin falas. Ambulatori për ta është i hapur nga ora 8 deri në ora 1.

“350,000 maska ​​janë shpërndarë tashmë për të paktën 15,000 studentë, veçanërisht në periferitë e mëdha të qytetit të Romës, për të t’i lehtësuar ata nga shpenzimet e maskave,5,000 pako ushqimore për njerëzit në vështirësi u dërguan gjithashtu në famullitë romake”, tha Fisichella .

Papa do të kremtojë meshën të dielën në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Njëqind njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë që të respektohen rregullat anti-covid.

Të gjithë të tjerët do të jenë mund ta ndjekin atë nga TV ose nga platforma të ndryshme në internet.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!