Të gjera dhe komode, këto janë pantallonat që duhet t’i keni patjetër në garderobë këtë dimër. Të gjata ose deri tek kyçi i këmbës, lëkurë ose jo, pantallonat janë një kandidat për t’u bërë një nga elementët kryesorë të sezonit të ftohtë dhe premtojnë të japin një kthesë të re në pamje.
Është një alternativë super elegante dhe mund të përshtaten lehtësisht me veshje të tjera. Nëse i keni kombinuar vetëm me cardigans dhe atlete maxi për t’u dukur më komod, mund të eksperimentoni dhe me xhaketa apo bluza me mëngë të fryra për një pamje më zyrtare.
Me pak fjalë, pantallonat e rehatshme dhe të gjera janë pikërisht ato që ju duhen për të kthyer muajt e ardhshëm, të paktën për sa i përket stilit. Këto janë disa nga modelet më të kërkuara dhe të rehatshme për t’i veshur gjatë gjithë dimrit. /abcnews.al