Pano: Diferenca jo shumë e madhe, Vllaznisë i hyn vetja në qejf

schedule23:46 - 4 Shkurt, 2021

schedule 23:46 - 4 Shkurt, 2021

Nesër në Shkodër Vllaznia pret Laçin. Sot në “Pressing” në ABC para kësaj sfide foli ish-lojtari i Partizanit dhe trajneri i moshave, Ledio Pano, i cili meritën e ecurisë së mirë të shkodranëve ia atribuon stafit teknik.

“Vllazninë nuk e prisnim të ishtë në të tilla nivele në këtë sezon, megjithëse i ka dhënë bukuri futbollit shqiptar prej vitesh. 9 pikë nuk janë aspak as shumë. Më vjen mirë që bashkia po e ndihmon ekipin, por gjithë këto vite aty ishte bashkia dhe nuk endihmoi.

Unë mendoj se punën po e bën stafi teknik, që ekipi është në të tilla nivele. Në kohët që jemi ekonomia është kryesore, por për mendimin tim çdo gjë vjen nga dëshira e futbollistëve për të dhënë maksimumin në fushë. Vllaznia do luajë vetëm për fitore, barazimi nuk i vlen.

Vllaznia ka luajtur gjithmonë bukur dhe më vjen mirë që ka edhe lojtarë cilësorë në akademi, që dinë të luajnë futboll, pavarësisht se nuk kanë ditur t’i shfrytëzojnë cilësitë e tyre. Unë meritën më të madhe ia vë stafit teknik dhe sponsorit, dora e të cilit ndihet qartë.

Shkodranët kanë fjalën e urtë që ‘të hyp vetja në qef’ dhe pas Bylisit barazoi me Kastriotin. Vllaznia e ka pasur më të lehtë në ndeshjet, që nuk kanë qenë të bindur për fitoren”, ”, tha ndër të tjera Pano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!