Belgjika mposhti 1-0 Portugalinë dhe u kualifikua në tetë skuadrat më të mira të Euro 2020. Festë tek ekipi i Roberto Martinez, teksa e dyfishtë ishte kënaqësia për Dries Mertens.
Sulmuesi i Napolit u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë, duke zëvendësuar Kevin De Bruyne të dëmtuar. Një surprizë e priste Mertens në shkallët e stadiumit të ” Estadio de La Cartuja”.
Gruaja e 34-vjeçarit, Katherine Kerkhofs vendosi ta surprizonte në 6-vjetorin e martesës. “Gëzuar përvjetorin e martesës i dashur“, lexohej në pankartën e Katherine.
Një gjest që ka lumturuar Mertens, i cili vendosi ta publikonte në “Instagram” foton e dashurisë së jetës dhe pankartën e saj në ditën e veçantë. /abcnews.al