Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, ka një thirrje të veçantë për të gjithë shqiptarët të cilët duhet të bëjnë durim në luftën me me inteligjencë dhe vendosmëri ndaj koronavirusit.
Bino në mesazhin e saj sërish ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi apo kur dalin per nevoja personale apo te familjes të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë
Ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar video-mesazhin e dr. Silva Binos.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1744721852368544/
Mesazhi i plotë:
“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Pra kur them te veteizolohen, edhe nga anetaret e tjere te familjes.
Të përpiqen qe brenda shtepise apo kur dalin per nevoja personale apo te familjes të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Ato janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi pergjegjesine e individit, pavaresisht masave qe jane marre deri tani.
Paniku nuk të çon ne asnje vend. Qëndrueshmëria, inteligjenca per perballimin e kesaj situate është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë. Punonjësit e spitalit Infektiv, punonjesit ne spitalet e tjera janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino./abcnews.al