Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paniku nga koronavirusi, flet për Abc News shqiptarja që jeton në Kinë

schedule17:53 - 5 Shkurt, 2020

schedule 17:53 - 5 Shkurt, 2020

Në një lidhje direkte nga Pekini, shqiptarja Brikena Vokopola shpjegoi për ABC News situatën e rëndë në Kinë, si pasojë e koronavirusit, i cili ka shkatuar qindra viktima.

Vokopola u shpreh se totalisht e izoluar është provinca Hubei me kryeqendër Wuhan, ku edhe shpërtheu virusi. Po ashtu ajo tha se situata është kritike dhe një pjesë e madhe janë këshilluar të punojnë  nga shtëpia.

Pjesë nga biseda në studio:

Ti ke dhe një kanal tëndin në youtube ku ke pasqyruar edhe lajmet për koronavirusin?

Unë informacionet e marra përmes kanaleve të tjera që janë vënë në shërbim dhe për të huajt, dihet që janë bërë disa evakuime të britanikëve, Pekini nuk është akoma i izoluar. Por kjo varet vetëm nga kompanitë. Kompanitë arjora që kontaktova mund të udhëtoja në disa vende.

Çfarë raportjnë mediat atje, si përcillet informacioni?

Infrmacionet e marra, janë realizuar disa fluturime për ata që kanë qenë në zona të rrezikuiara. Ne mund të udhëtojmë, mund të kthehemi.

Pra ti je e lirë të marrësh avionin dhe të kthehesh në Shqipëri?

Kjo varet vetëm nga kompanitë.

Cilët rajone janë të mbyllura në Kinë?

Vetëm Hubei me kryeqendrën Wuhan është e izolur dhe nuk lejohet as të hyjnë dhe as të dalin njerëz.

Po ju keni këshilla se si duhet të ruheni, cilët janë këshillat që ju japin, si shkoni normalisht në punë?

Këtu akoma nuk ka filluar puna normalisht. Është bërë një lehtësim që njerëzit të punojnë nga shtëpitë.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!