Tifozët e Romës në ankth për Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinasi u largua nga fusha në fund të pjesës së parë të ndeshjes mes Cagliarit dhe Romës për shkak të dhimbjes së fortë që ndjeu në gjurin e majtë pas një përplasjeje me Pratin.
Paulo i kishte duart në fytyrë për një kohë të gjatë, çka të jepte përshtypjen se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, ndërsa Mourinho në flokë, i alarmuar si i gjithë stoli verdhekuq.
Lajmi i mirë, që jep shpresë, është se Dybala doli me këmbët e veta, pa pasur nevojë për barelë. Dybala do të duhej të nisej nesër për t’iu përgjigjur ftesës së Argjentinës, por vështirë se në këto kushte fizike mund të japë kontribut në kombëtare.