Panik te Kombëtarja, Asllani “shqetëson” Sylvinho-n në prag të sfidës ndaj Moldavisë

schedule10:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 10:56 - 13 Nëntor, 2023

Pavarësisht se të gjithë lojtarët janë të grumbulluar për dy sfidat e radhës dhe të fundit, të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, kjo nuk do të thotë se të gjithë lojtarët janë në formën e tyrë më të mirë.

Një shqetësim, i cili në pamje të parë nuk duket serioz, por që kurrë nuk i dihet, ka kapluar “fantazistin” e mesfushës së Kombëtares, Kristjan Asllanin, me 21-vjeçarin, i cili nuk u grumbullua në sfidën e së dielës, ndaj Frosinone nga tekniku Simone Inzaghi, pikërisht, për shkak të këtij “dëmtimi” të lehtë.

Bëhet fjalë për një shqetësim, që Asllani ka ndjerë në muskujt e kofshës së djathtë dhe tashmë pritet që nga tekniku Sylvinho dhe stafi mjekësor i Kombëtares, të japin verdiktin final për talentin e mesfushës, vetëm pas përfundimit të stërvitjes së parë dhe kryerjes së ekzamimineve mjekësore. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!