Panik te “Galaktikët”, Real Madrid pa mbrojtje në sfidën ndaj Girona

schedule15:52 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:52 - 7 Shkurt, 2024

Barazimi i fundjavës, që sapo lamë pas, në derbi, përballë “Los Colchoneros”, të Atletico Madrid, i ka vënë në “cep të greminës”, “Galaktikët” e Real Madrid, me kryesuesit e La Liga, që i pret një javë “ferri”, teksa fillimisht do të ndeshen në “Santiago Bernabeu”, me ndjekësit më të afërt, Girona-n, ndërsa mbrëmjen e 13 shkurtit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku do të ndeshen me “Demat” e RB Leipzig, në përballjen e parë të vlefshme, për raundin e 1/8-ve, të UEFA Champions League.

Mirëpo, pavarëisht se në letër këto janë sfidë lehtësisht të kalueshme, për 14 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, duket se teknikut Carlo Ancelotti, nuk ka të njëjtin mendim, me mediat spanjolle, që kanë zbuluar se strategu italian, nuk ka të gatshëm asnjë qendërmbrojtës, të paktën për sfidën ndaj Girona, e planifikuar për t’u zhvilluar pasditen e së shtunës.

Kështu, Ancelotti nuk mund të llogarisë shërbimet e Rudiger, Nacho Fernandez, David Alaba e Eder Miliato, me këta të fundit që kanë pësuar shkëputje të ligamentëve e nuk dihet se kur do të kthehen, teksa më e mundshme është pozicionimi i Dani Carvajal e Aurelien Tchouameni në qendër të mbrojtjes, në rast se Rudiger e Nacho nuk bëjnë “surprizën”.

Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle “Marca”, mbrojtja nuk do të jetë i vetmi repart me mungesa, në sfidën ndaj Girona, pasi ashtu si Nacho, stërvitje individuale këtë të mërkurë ka zhvilluar edhe “fantazisti” brazilian, Vincius Junior, i cili ende në pikëpyetje për sfidën ndaj Girona, në kampionat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!