Panik te “Djajtë”, Milan “i plagosur” para sfidës ndaj Fiorentina

schedule13:36 - 15 Nëntor, 2023

schedule 13:36 - 15 Nëntor, 2023

Përveç krizës së rezultateve, tashmë “gjigantët” italianë të futbollit, duhet të përballen edhe me krizën e dëmtimeve. Bëhet fjalë për “kuqezinjtë” e Milan, të cilët prej 4 javësh tashmë nuk po njohin fitore në Serie A dhe kjo “vuajtje” mund të vazhdojë akoma, kjo për shkak të dy mungesave të mëdha, që “Djajtë” e Milanos do të kenë në sfidën e ardhshme ndaj “violëve” të Fiorentina.

Tekniku Stefano Pioli, nuk do të ketë në gatishmëri për sfidën e progaramuar të zhvillohet mbrëmjen e 25 nëntorit në “San Siro”, dyshen e sulmit, Rafael Leao e Olivier Giroud, të dy protagonistët absolut të kësaj skuadre. “Luzitani” i krahut të majtë u dëmtuar në sfidën e “Via del Mare”, ndaj Lecce-s së Ylber Ramadanit, ndërsa “veterani” francez i sulmit u ndëshkua po në atë ndeshje me kartonin e kuq, duke lënë “thatë” për përballjen e radhës, “strategun” italian.

Në të tilla rrethana, Pioli pritet ta nisë sfidën me “tridentin” e sulmit, Chukwueze-Okafor-Pulisic, si në fitoren e thellë, 3 me 1, në transfertën e 27 shtatorit, ndaj Cagliari. Mirëpo, ky nuk është opsioni i vetëm, pasi në vend të zviceranit, Noah Okaford, tekniku italian mund të përdorë dhe “bomberin” serb, Luka Jovic.

Megjithatë, ky i fundit pritet ta ketë si “shans të fundit” përballjen ndaj Fiorentina, nëse e nis si titullar, pasi deri në këtë pikë të sezonit, Jovic jo vetëm që nuk ka arritur të shënojë as edhe një gol me fanellën e “Djajve”, por nuk ka arritur të gjuajë, qoftë edhe një herë saktë portën kundërshtare, në plot 223 minuta lojë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!