Tashmë gjithçka është konfirmuar, “bomberi” polak, Robert Lewandowski, nuk do të jetë nën “urdhrat” e teknikut Xavi, të paktën për sfidën e kësaj të diele, ndaj Granada-s së Myrto Uzunit, për shkak të dëmtimit të pësuar në përballjen e së mërkurës mbrëma, ndaj portugezëve të Porto në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve më të fundit nga vetë klubi “katalanas”, sulmuesi ka marrë një goditje të fortë dhe ka ndrydhur kyçin e këmbën, të paktën, këtë përfundim kanë nxjerrë ekzaminimet mjekësore të kryera në “Ciudad Deportiva”.
Tashmë, objektivi i “blaguranave” është që “bomberi” polak, të jetë gati për “El Clasico”-n e parë të sezonit, ndaj “galaktikëve” të Real Madrid, përballje e cila do të zhvillohet pasditen e 28 tetorit dhe deri më tani “katalanasit” vuajnë mungesat e Pedri, Raphinha e Frenkie de Jong. /i.m /abcnews.al