Panik për aktoren Frances Mcdormand/I rrëmbejnë çmimin Oscar

schedule11:58 - 6 Mars, 2018

schedule 11:58 - 6 Mars, 2018

Aktorja protagoniste më e mirë ka kaluar momente paniku në festën pas marrjes së çmimit Oscar. Një persona ka arritur t’i rrëmbejë statujën prestigjoze 60 vjeçares Frances McDormand. Por sigurimi i angazhuar në festë arriti të zbulojë autorin.

Siç është traditë, pasi përfundon ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, ata që kanë fituar një nga statujat prestigjoze marrin pjesë në “Ballon e Guvernatorit”. Në festë statujat etiketohen me emrin e fituesit. Në këtë event një hajdut arriti të rrëmbejë trofeun e çmuar të aktores Frances McDormand. Por disa moment më pas, një punonjës i sigurisë ka arritur të ndalojë autorin, i cili më pas është arrestuar për akuzën e grabitjes, dhe statuja i është rikthyer 60-vjeçares.

Frances McDormand arriti të triumfojë duke marrë çmimin Oscar si aktorja protagonist më e mirë për filmin “’Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Kjo ishte statuja e dytë prestigjoze që i jepet bashkëshortes së regjisorit Joel Coen, pas asaj të fituar për filmin “Fargo” në 1996-ën.

Gjatë ceremonisë, aktorja ishte protagoniste e një fjalimi me ovacione në skenën madhështore. Ajo iu drejtua platesë duke kërkuar nga femrat e nominuara që të ngrihen në këmbë ndërsa foli për momentin historik të Hollivudit rreth barazisë gjinore. Ajo e mbylli fjalimin e fuqishëm, i cili konsiderohet si një nga momentet më të mira të ceremonisë, duke thënë fjalët: “Inclusion rider”, që është një klauzolë në kontratat e aktorëve më të fuqishëm të Hollivudit me të cilën kërkojnë jo diskriminimin racor dhe gjinor në sheshet e xhirimeve. /abcnews.al