Mëngjesin e kësaj të mërkurë disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba.
Mediat serbe raportojnë se, alarme për bomba janë marrë në tre shkolla në zonën e Beogradit të ri.
Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.
Ekipet e policisë janë dërguar në terren.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Serbia është tronditur nga një sulm me arnë ku një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Brograd./abcnews.al