Panik në New York/ 28 vjeçari qëllon jashtë një sinagoge, kapet nga autoritetet

schedule08:48 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 08:48 - 8 Dhjetor, 2023

Një burrë u arrestua të enjten në Albany, kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut në SHBA, pasi hapi zjarr jashtë një sinagoge por askush nuk u lëndua, njoftoi guvernatorja Kathy Hokul. Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 14:00. Policia nuk e identifikoi 28 vjeçarin por tha se ai është një banor vendas.

Ai qëlloi dy herë ndërsa bëri deklarata kërcënuese. Më pas u përpoq të ikte, por u kap nga një kalimtar dhe nga policia. Ngjarja ndodhi mes frikës në rritje të antisemitizmit në mbarë botën nga lufta e Izraelit në Gaza, e cila përballet me kritika të forta për rritjen e numrit të të vdekurve palestinezë.

“Lironi Palestinën” u shpreh i riu teksa u arrestua nga policia. “Siguria e hebrenjve të Nju Jorkut është e panegociueshme. Çdo veprim antisemitik është i papranueshëm”, theksoi guvernatorja në sfondin e rritjes së antisemitizmit dhe sulmeve kundër hebrenjve në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!