Panik në futbollin amerikan: Lojtari pëson arrest kardiak gjatë lojës, zemra e tij “ngjallet” dy herë

schedule11:20 - 4 Janar, 2023

schedule 11:20 - 4 Janar, 2023

Lojtari i Buffalo Bills, Damar Hamlin është një gjendje kritike për jetën pasi pësoi një arrest kardiak pas një goditjeje gjatë një ndeshje futbolli të së hënës mbrëma.

Lojtarët nga të dyja ekipet janë tronditur kur panë situatën e Hamlin. Ai mori një goditje pas një përplasjeje me lojtarin kundërshtar. 24-vjeçari u rrëzua në tokë pas përplasjes, u ngrit e më pas u shemb në moment duke rënë përsëri pa ndjenja. Mjekët vrapuan menjëherë në fushë për të dhënë ndihmën e parë. Ai u vendos në një barelë duke marrë edhe oksigjen, teksa u largua me ambulancë në drejtim të spitalit.

Para se të largohej atij iu bë CPR pasi situate nuk ishte aspak e qetë. Gazetari i “Fox Sports”, Joe Danneman pohoi: “Hamlin ka një puls, por nuk po merr frymë vet. Ai po transportohet në urgjencë. Lojtarët dhe stafet nga të dyja skuadrat kanë shpërthyer në lot. Shpresoj që zoti mos ta marrë sot me vete”.

Mjekët gjithashtu kanë mbetur të habitur, duke spekuluar se mekanizmi i pompimit të zemrës doli jashtë ritmit kur ai mori goditjen nga përplasja dhe duke ndërprerë qarkullimin e gjakur rreth trupit të tij, duke përfshirë edhe trurin. Ata besojnë se mund të ketë ndodhur gjatë një pike të cenueshme të ciklit elektrik të zemrës, e cila shkaktoi një gjendje të njohur si commotion cordis.

Situata e tij është jashtëzakonisht e rrallë, me një studim të vitit 2022 që thotë se ka më pak se 30 raste të raportuara çdo vit, në 7,9 miliardë njerëz në botë, ku kjo është e barabartë me një rast për 264 milionë persona.

Xhaxhai i lojtarit të NFL tha se zemra e tij është ngjallur dy herë, herën e parë në fushë dhe më pas në spital./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!