Panik në autostradën Tiranë-Elbasan

schedule09:20 - 19 Gusht, 2019

schedule 09:20 - 19 Gusht, 2019

Ndeshja Partizani-Kukësi, e vlefshme për superkupën e Shqipërisë, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për disa tifozë të skuadrës kryeqytetase. Autobusi me 30 tifozë që po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës dhe shkak ka qenë një defekt teknik. Autobusi u shkrumbua i gjithi dhe pasagjerët u kthyen në Tiranë me autobus tjetër./ABC News Albania 24/7