Udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u përballën me vonesa pasi një ari u arratis nga kafazi i tij që ndodhej brenda avionit. Avioni ishte gati për tu nisur për në Bagdad, po nisja u vonua për të paktën një orë për shkak të incidentit.
Pasagjerëve që iu kërkua të zbrisnin ndërsa ekspertët u përpoqën të qetësonin ariun dhe ta largonin nga avioni. Kryeministri i Irakut ka urdhëruar një hetim se si ariu arriti të shpëtonte nga kafazi i tij.
Iraqi Airways tha se nuk ishte përgjegjës për arratisjen e ariut, duke vënë në dukje se ekuipazhi bashkëpunoi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dërguan ekspertë për të zbutur kafshën.
The bear got out of the cage and caused a delay in the Dubai-Baghdad flight. pic.twitter.com/Z0kzUjgtnh
— Kcee Longest (@KceeLongest) August 6, 2023
Iraqi Airways pohoi se të gjitha procedurat për transportimin e ariut ishin bërë në përputhje me ligjin dhe rregullat e miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
/abcnews.al