Panik/ Derbi mes Gjilanit e Ballkanit kthehet në arenë lufte, e pëson nga tifozët Stivi Frashëri

schedule16:31 - 3 Prill, 2022

schedule 16:31 - 3 Prill, 2022

Në derbin e Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Ballkanit ka ndodhur një trazirë e madhe.

Tifozët zaptojnë fushën e lojës pas golit të shënuar nga portieri Enea Koliçi, i cili barazoi rezultatin e ndeshjes, pasi më parë për Ballkanin kishte shënuar Ermal Krasniqi.

Pas golit, tifozët e Gjilanit hynë në fushën e lojës  dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Ish-portieri i Kukësit  u dërgua në spital me ambulancë, për të marrë ndihmën e shpejtë.

/f.a/abcnews.al