Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pandev vendos të dalë në pension, var këpucët në gozhdë në fund të sezonit

schedule14:26 - 20 Nëntor, 2021

schedule 14:26 - 20 Nëntor, 2021

Ish-lojtari i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, ka vendosur të var këpucën në gozhdë në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Genoas i cili para mediave tregoi se ky është sezoni i tij i fundit si futbollist.

Në intervistën për “Corriere dello Sport”, lojtari maqedonas tregoi gjithashtu se të ardhmen e tij nuk e shikon si trajner dhe se ka më shumë dëshirë të jetë drejtor dhe të spikasë talentet e reja.



“Vazhdova të luaja edhe për një tjetër sezon dhe e bëra këtë për tifozët. Fansat e Genoas gjithmonë më kanë mbështetur dhe meritojnë mirënjohjen time. Duhet të falënderoj edhe presidentin Preziosi që më bindi të qëndroja, por ky është sezoni im i fundit në futbollin e luajtur. E ardhmja? Nuk e kam menduar ende, por me siguri që nuk do të bëhem trajner, e shoh veten më shumë në rolin e drejtuesit për të vlerësuar të rinjtë”, deklaroi Pandev.

Lojtari i Genoas ka luajtur 635 ndeshje ne karrierën e tij dhe ka shënuar në total 144 gola, ndërsa me Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar 122 ndeshje duke shënuar 38 gola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!