Goran Pandev, pasi i dha fund karrierës së tij të gjatë, dha një intervistë në edicionin e “Il Secolo XIX”. Sulmuesi maqedonas tregoi se cilët ishin rivalët më të fortë për t’u përballur në Serie A.
“Si mbrojtës Nesta ishte më i forti. Baggio ishte idhulli im, por kam parë shumë të mirë në karrierën time.
Trajnerët më të rëndësishëm? Rossi më dha shumë në fillimet e mia. Me Mourinhon fitova trofe të rëndësishëm. I falënderoj të gjithë”, është shprehur Pandev./ h.ll/abcnews.al