Pandemia, zyrtarja e FMN: 100 milion persona në botë rrezikohen nga varfëria ekstreme

schedule20:15 - 11 Qershor, 2020

schedule 20:15 - 11 Qershor, 2020

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar se qeveritë në të gjithë botën kanë shpenzuar 10 trilionë dollarë për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj ekonomike.

Megjithatë Kristalina Georgieva tha se ato duhej të bënin akoma më shumë ndërsa paralajmëroi se si shkak i pandemisë deri në 100 milion persona në të gjithë botën mund të përfundojnë në varfëri ekstreme.

Në postim blogu, zyrtarja e lartë e FMN-së u shpreh se ishte lajm i mirë që qeveritë kanë marrë ato që ajo i quante “masa të jashtëzakonshme politike” për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur jetesën. Por Georgieva shtoi se kriza po shkakton më shumë dhimbje për ata që janë tashmë më të prekurit.

Stimulimi i mëtejshëm nga buxhetet e qeverisë do të jetë i nevojshëm gjatë rimëkëmbjes, argumentoi ajo, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për të minimizuar rreziqet nga epidemitë e ardhshme.

Georgieva gjithashtu bëri thirrje për më shumë investime në arsim, duke ngritur shqetësimin për fëmijët, arsimi i të cilëve është ndërprerë nga situata e krijuar nga virusi dhe të cilët janë të rrezikuar ndaj asaj që ajo e quajti “varfëri në mësim”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!