“Pandemia” vjen me gjuhën e skulpturës, Bajo: Kjo kohë izoloi njerëzit dhe i dha liri kafshëve

schedule18:43 - 22 Qershor, 2020

schedule 18:43 - 22 Qershor, 2020

Kafazi, është simboli i ekspozitës “Pandemi”, nga studentët e Universitetit të arteve. Krijimet e prezantuara në Galerinë “Fab” janë krijuar gjatë periudhës së izolimi.

Mbyllja brenda 4 mureve të njerëzve prishi rendin, sipas Skulptorit, Arben Bajo, izoloi njerëzit dhe liroi kafshët.

 “Unë  i jap modelimin plastik dhe sugjerova të bënin një detyrë kafshe, duke menduar të krijoja një instalim të madh që për e herë të parë në ishim të mbyllur brenda dhe kafshët ishin jashtë. Kjo ishte ideja që ne ishim të mbyllur në kafaz dhe kafshët ishin jashtë”, tha Bajo.

Këto punime, mbartin shenjën e kohës, kuratori dhe dekani i arteve pamore Ardian Isufi thotë se krijimet kësaj here vijnë më të personalizuara.

 “Ndjehet individualiteti më i madh. Duke qenë të kufizuar në hapësirat e tyre, por në mënyrë indirektë kanë krijuar botën e tyre. Elementi i virtualitetit ka krijuar atë çfarë shohin të qenia humane, mënyrën e re si qëndron apo vëzhgon njeriu”, tha Isufi.

Mësimi online për skulpturën, është tejet i vështirë sipas Bajos.

“Jam kundër mësimit online për skulpturën, më duhej t’i mbaja të frymëzuar studentët. Kam luajtur rolin e një lloj psikologu, duke u folur për artin, sesa drejtpërdrejtë për detyrën”, u shpreh ai.

Karton, letra, druri, allcia, apo tekstili, janë disa prej materialeve që studentët e skulpturës kanë përdorur për të realizuar punët e tyre.

Punimet do të prezantohen për 1 javë në galerinë “FAB”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!