Pandemia thellon krizën në tregun imobilar në Vlorë, agjenti: Prej dy muajsh çdo gjë e pezulluar

schedule15:05 - 13 Mars, 2021

schedule 15:05 - 13 Mars, 2021

Tregu imobilar në Vlorë është në krizë. Që prej fillimit të këtij vitit nuk ka patuar asnjë shitje. Qemal Hoxha agjent imobiliar thotë se në zonën e lungomares dhe bulevard,  çmimi  është rritur me 100 deri 200 euro metri katrorë.

“Ka 2-3 muaj që pas Krishtlindjeve që çdo gjë është pezulluar. Është zero.”

Blerësit kryesorë në zonat bregdetare, janë të huajt dhe emigrantët që duket se për shkak të pandemisë janë stepur për të investuar.

“Në momentin që dikusht do të investojë, nuk është akoma i bindur se për çfarë do të investojë në Vlorë. Kryesorët në zyrën tonë ose në Vlorë janë italianë, ata që e duan shumë qytetin..Kemi pasur blerje edhe te pjesa rusëve, polakëve, ukrainasve.”

Agjentët e shitjeve shpresojnë me hapjen e kufijve së lirë, në mënyrë që ky treg të rigjallërohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!