Pandemia stopon ndërtimet e reja në vend, INSTAT: Në prill-qershor lejet ranë me 38.3%

schedule15:49 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:49 - 31 Gusht, 2020

Nga Erblina Mile

Pandemia ka goditur edhe veprimtarinë e ndërtimit. Në pikun e izolimit të ekonomisë në vend lejet e dhëna për ndërtime të reja kanë rënë ndjeshëm. Të dhënat e Instat tregojnë se në periudhën prill-qershor janë dhënë 38,3% më pak leje ose në numër 130 të tilla  në krahasim me një vit më parë.

Në tremujorin e dytë 2020, vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 14,8 miliardë lekë, nga 18,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2019, duke shënuar një rënie  prej 18,0 %  dhe si rrjedhojë edhe sipërfaqja  e ndërtimit është zvogëluar me rreth 186 mijë m2.

Por nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të këtij viti edhe pse gjithçka ka qenë e bllokuar  në ekonomi të dhënat nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë, u dhanë 209 leje ndërtimit, në rritje 14% krahasuar me tremujorin e parë. Tirana vijon të dominojë përsa i përket numrin të lejeve të mara dhe gjatë periudhës prill –qershor përsëri rezulton më e favorizura me 63 të tilla më pas renditet Durrësi me 27 leje dhe Elbasani me 24. Kukësi nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi ndërsa Vlora vetëm 2 leje e ndjekur nga Gjirokastra dhe Berati

.Kryesisht lejet e dhëna janë për shtëpi banimi po nuk mbeten pas edhe ndërtesat tregtare dhe industriale.

Rënie e veprimtarisë së ndërtimit parashikohet të japë efekt direkt në rritjen e ekonomike të vendit  pasi është një ndër sektorët që ka kontribut të ndjeshëm.Pavarësisht shtimit të ndërtimeve në vend çmimet e apartamenteve vijojnë të mbetën të shtrenjta.

Sipas një raporti të fundit të “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” në fund të vitit 2019, çmimi mesatar i apartamenteve të banimit në Tiranë arriti në pak më shumë se 1,000 euro për metër katror të cilat konsiderohen  çmime shumë të larta për të qenë të besueshme, në një vend ku rroga mesatare mujore është 420 euro.Po sipas këtij raporti sektori i ndërtimit në Shqipëri në tre vitet e fundit ka  pastruar 1.6 mld euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!