Pandemia shtyn Sanremo 2021 për në prill të vitit 2022

schedule16:14 - 23 Nëntor, 2020

schedule 16:14 - 23 Nëntor, 2020

Festivali i famshëm italian i muzikës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit.

Lajmi është dhënë nga faqja e internetit vanityfair.it, ku theksohet se shkak është bërë pandemia.

Arsyet lidhen gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila ndikon ka të bëjë me turizmin dhe të ardhurat ekonomike përkatëse të cilat, pa pjesëmarrjen publike, mund të pësojnë një tkurrje të qartë alarmante për ekspozuesit dhe organizatorët.

Ndërkohë, prezantuesit e njohur, Amadeus dhe Fiorello kanë shpjeguar urgjencën e pjesëmarrjes së publikut për një ngjarje kaq të rëndësishme, e cila, për momentin, duket e parealizueshme për shkak të rritjes së shifrave të personave me Covid-19. l.k/abcnews.al