Pandemia shtyn dokumentarin e Princit Harry me Oprah Winfrey

schedule21:40 - 3 Janar, 2021

schedule 21:40 - 3 Janar, 2021

Dokumentari i Princit Harry dhe Oprah Winfrey në kanalin e Apple TV1+ është shtyrë.

Ky dokumentar për shëndetin mendor pritej të lancoheshe vitin e kaluar, ndërsa tani është shtyrë deri në pranverën e vitit 2021.

Burime thanë për The Sun se kufizimet për shkak të COVID-19, dalja e princit Harry nga familja mbretërore dhe shkuarja e tij në SHBA e kanë ngadalësuar punën për lancimin e serive.

Më herët, Harry kishte deklaruar se dokumentari do të tregojë për personat që kanë luftuar për të dalë nga errësira dhe depresioni, si dhe për mundësinë e të kuptuarit se si mund të ndihen më mirë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!