Pandemia rriti konsumin e alkoolit në Britani

schedule08:38 - 18 Janar, 2022

schedule 08:38 - 18 Janar, 2022

Sipas të dhënave britanike të publikuara ditën e djeshme, pandemia ka rritur numrin e britanikëve që konsumojnë alkool. Organi qeveritar përgjegjës për shëndetetësinë dhe luftën ndaj pabarazisë u mbështet në të dhënat e institutit të sondazheve YouGov për të vlerësuar numrin e njerëzve në Angli që konsumojnë verë, birrë dhe pije të tjera alkoolike me një nivel të lartë rreziku.

Sipas një kampioni prej 1700 personash, në tetor 2021 18.1% e të rriturve – një shifër prej gati 8 milionë njerëz kishin konsumuar pije me përqindje të larta alkooli. Në tetor 2019 norma përkatëse ishte 11.9% (5 milionë njerëz) dhe në shkurt 2020, pak para se të vendoseshin bllokimet e para në Europë, ishte 12.4%.

Konsumimi i tepërt i alkoolit është më i përhapur te meshkujt sesa tek femrat, por edhe në këtë kategori të popullsisë ka një rritje (nga 1.6 milionë femra në 2.3 milionë dhe nga 4 në 5.5 milionë meshkuj).

Sipas Julia Sinclair, presidente e departamentit në Kolegjin Mbretëror të Psikiatrit, konsumi i alkoolit u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë sepse “ne ishim të kufizuar në atë që mund të bënim”, por edhe sepse disa njerëz pinin vetëm në pube, filluan të konsumonin alkool edhe në shtëpitë e tyre.

/abcnews.al