Që nga momenti kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë në muajin mars një pjesë e madhe e qytetarëve ka filluar mos të paguaj borxhet ndaj kompanive publike që ofrojnë shërbime për konsumatorët.
Vetëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, janw krijuar borxhe nga konsumatorwt në vlerë prej mbi 1 milion euro vetëm për dy muaj. Borxhe brenda dy muajve janë krijuar edhe në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, e cila kryen shërbime në Prishtinë dhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.
Gjatë muajve të pandemisë me koronavirus kësaj kompanie konsumatorët nuk I kanw paguar faturat që kapin vlerën e 1.2 milionë euro. Arbnore Ademi zëdhënëse në këtë kompani tha për Radion Evropa e Lirë, se 95 për qind e konsumatorëve nuk kanë bërë pagesën. Megjithatw, qytetarwt kanw paguar faturat e energjisë.
Mospagesa e faturave të shërbimeve që marrin qytetarët nga këto kompani vë në rrezik funksionimin e tyre. Kompanitë e shërbimeve komunale në Kosovë, në vazhdimësi kanë hasur në probleme të inkasimit të mjeteve nga qytetarët. Borxhet në këto kompani janë të mëdha edhe para situatës së krijuar nga pandemia COVID-19./abcnews.al