Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia. Rreth 46 milion vende pune janë të rrezikuara për shkak të koronavirusit.
Grupi i Veprimit për Transportin Ajror tha se nga pandemia nuk rrezikohen vetëm industria e aviacionit, por situata është “kërcënuese” edhe për turizmin dhe industrinë e ndërtimit. Mbyllja totale e industrisë për disa muaj dhe
Hapja graduale e industrisë pas mbylljes totale, nuk solli një përmirësim të situatës.
Në Australi, pak jashtë qytetit në Alice Springs, Singapore Airlines, Cathay Pacific, Fiji Air dhe Cebu Pacific, kanë vendosur avionët e tyre.
Drejtori ekzekutiv i grupit të Veprimit për Transportin Ajror, Michaell Gill tha se nga analizat e realizuara është arritur në përfundimin se 4.8 milion vende pune mund të humbasin në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa 46 milion vende pune mbeten të rrezikuara.
Po ashtu ai shtoi se përveç mbështetjes së punësimit, qeveritë duhet të ishin të qëndrueshme në deklaratat e tyre, në lidhje me lëvizjen e udhëtarëve.
/abcnews.al/