Pandemia ka ulur në mënyrë drastike të ardhurat në buxhetin e shtetit.Gjatë periudhës janar-prill rezulton se në arkën e shtetit janë mbledhur rreth 16 miliardë lekë më pak ose 128.5 mln euro.
Sipas treguesve fiskal të ministrisë së financave në 4 muaj në në buxhet u mblodhën 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë me një tkurrje prej 11%.Nga zërat shihet se Tvsh ka shkaktuar dëmin më të madh me mbi 4 mld lekë e lidhur kjo direkt me konsumin i cili gjithashtu është ulur gjatë muajve të karantinës.
Po ashtu më pak të ardhura ka arkëtuar edhe pushteti vendor dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Nëse krahasojmë të ardhurat e mbledhura vetëm gjatë muajit prill rënia është edhe me fortë duke arritur në 30%.
Qeveria ka rishikuar dy herë buxhetin e shtetit për këtë vit ndërsa përkeqësimi i treguese pritet të shkaktojë një tjetër rishikim të shifrave edhe eksportet kanë pësuar nëj rënie drastike gjatë muajit prill me 44%.
Kjo situatë është e ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me 20,1 pikë përqindje si dhe nëngrupi “Materiale ndërtimi dhe metale” me 10,5 %.Treguesit dhe parashikimet për ecurinë e ekonomisë shqiptare për shak të pandemisë po përkeqësohen gjithmonë e më shumë .Institucionet ndërkombëtare financiare parashikojnë që rritja ekonomike në vend do të ulet nga -5% deri në -9%. Aktualisht qeveria ka miratuar dy pakta financiare në ndihmë të biznesit por sipas këtyre të fundit ato nuk po japin asnjë efekt real në Përmirësimin e gjendjes së tyre financiare./abcnews.al