Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka publikuar një letër të hapur sa i takon fondeve të klubit të tij, ndikimin e pandemisë në futboll, qëllimin e fitores së dhjetë radhazi të titullit kampion dhe e konsideroi Juventusin si një kompani me interes ndërkombëtar.
“Qëllimi i fitores së titullit të dhjetë kampion radhazi në Itali është maja e malit, drejt së cilës duhet të ngjitemi. Por, ekuilibri ekonomiki arritur në periudhën 2014-2017 është ngadalësuar për shkak të faktorëve të ndryshëm.
Pozicioni jonë përfundimtar, si pasojë e investimeve të vazhdueshme për të garantuar konkurencën sportive të nevojshme në mënyrë që të shtojmë të ardhurat është një element që duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Siguria është një prioritet i madh që prej pranverës së fundit dhe e tillë do të jetë dhe në të ardhmen.
Juventusi është një kompani me interes ndërkombëtar, të ardhurat janë trefishuar dhe klubi ka qenë në gjendje të rifitojë vëmendjen dhe rëndësinë brenda dhe jashtë fushe. Sidoqoftë, në një proces evolues dhe me një skenar konkurrues, koronavirusi ka ngritur disa çështje sepse rritja e vazhdueshme e sistemit nuk mund të jetë më diçka automatike.
Për disa kohë, ne kemi theksuar se asimetrinë e këtij sistemi që paraqet rreziqe për klubet, duke i shkaktuar kosto. Shenja e këtij kontraktimi financiar dhe mungesës së efiçencës së menaxhimit janë në rreziku kryesor për ata që duan të kontribuojnë për evoluimin e futbollit dhe shpërblimin për kapitalin e investuar. Është një çështje qeverisjeje. Efektet e pandemisë po testojnë seriozisht mbijetesën e klubeve të futbollit.
Futbolli po ndryshon me ardhjen e një brezitë ri të sportistëve dhe konsumatorëve. Bota duhet të gjejë një zgjidhje për menaxhimin e kësaj pandemie. Juventusi do të vazhdojë përpara”, shkroi Agnelli./abcnews.al