Pandemia ndryshon ritet e ortodoksëve në Korçë e Fier, nuk hidhet kryqi në ujë

schedule10:53 - 6 Janar, 2021

schedule 10:53 - 6 Janar, 2021

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar ritet e ditës së Ujit të Bekuar në disa qytete të vendit. Si asnjëherë më parë në Korçë këtë vit nuk është bërë hedhja e kryqit në ujë. Këtë 6 janar, është mbajtur vetëm mesha në kishë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Fier. Për shkak të pandemisë, ku nuk lejohet grumbullimi i qytetarëve sot është mbajtur vetëm mesha dhe nuk është organizuar hedhja e kryqit, një nga simbolet e kësaj dite.

Gjithashtu, edhe në Durrës nuk u zhvillua sot hedhja e kryqit. Ndërkaq, në Berat ceremonia u zhvillua si çdo vit tjetër, por këtë herë besimtarët ishin të pajisur me maska. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti Ilir Meta. Disa të rinj sfiduan temperaturat e ulëta dhe u futën në Osum, ndërsa kryqi u kap nga 21-vjeçari Daniel Lirza.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e ujit të Bekuar, ose e njohur ndryshe si “Theofania”. Kjo ditë personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzor. Festa kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene.

Lexo edhe: Kisha Ortodokse në Durrës ndalon hedhjen e kryqit në ujë, shkak pandemia

Kjo festë është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun si dhe për jetën e botën e tij. Shenjtërimi i ujit vërtetohet sot nga të krishterët, të cilët në çdo 6 janar mbushin ujë të bekuar, i cili qëndron i freskët deri në 6 janarin e vitit tjetër. g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!