Situata e Covid në vend është qetësuar, por pandemia shtoi pacientët dhe humbjet e jetës dhe tek sëmundjet e tjera. Në krye qëndrojnë problemet e zemrës dhe trurit dhe jo vetëm në Shqipëri.
“Është shumë shpejt për të folur, por sigurisht ka pasur efekte anësore si pasojë e koronavirusit. Pacientët nuk e aksesonin dot spitalin si më parë, dhe kur filluam të shikonim se çfarë ndodh me këta persona pamë se vdekjet si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe trurit u rritën.”
Në konferencën ndërkombëtare të neurokirurgjisë që u mbajt në Tiranë mjekët deklaruan se përhapja e tumoreve të trurit në vendin tonë është e ngjashme me atë në shtete të tjera. Trashgimia sipas neurokirurgut Ritvan Alimehmeti është shkaku kryesor i tyre, por nxiten dhe nga rrezatimi e elementët toksikë.”
Sipas mjekëve ka prej këtyre sëmundjeve që nëse kapen herët, përmes kirurgjisë mund të trajtohen plotësisht. /abcnews.al/