Pandemia, më pak shpenzime për festa! Tregtari: Më lirë s’ka ku të shkojë, s’na del as qiraja

schedule15:18 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 15:18 - 26 Dhjetor, 2020

Nga Erblina Mile

Në tregjet e kryeqytetit vëren se blerësit janë të paktë  edhe pse jemi në periudhë festash. Pandemia ka ndikuar në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Shumë prej tyre shprehen se këtë vit nuk do të festojnë pasi  kanë humbur punën për shkak të Covid-19 dhe festimet do të jenë minimale

“Me çfarë ta blejmë. Nuk kemi mundësi për asgjë. Do e kalojmë në varfëri, taman si shqiptarë. Pata problem me COVID. Kam marrë një pulë të vogël. Dy gocat janë pa punë. Ky është viti më i vështirë” thonë disa qytetarë.

Çmimet nuk kanë ndryshuar edhe pse tendenca është që në festa të shtrenjtohen prej kërkesës. Tregtarët shprehen se blerësit janë shumë të paktë  dhe në shumë raste marrin gjërat më të domosdoshme për një tryezë

“Lirë fare. Më lirë më ku të shkojë. Blerësa nuk ka fare. As qiraja nuk del, jo më të dalë fitim” thotë një tregtar.

Pensionistët janë kategoria më e varfër  por edhe ata me ndihmën financiare të fëmijëve shprehen se do të mundohen të blejnë gjërat kryesore.

Periudhat  e festave të fundvitit në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një rritje të konsiderueshme të konsumit. Por  2020 do të bëj përjashtim. Në shumë familje shqiptare do të mungojnë edhe blerjet simbol për festën e ndërrimit të viteve siç është gjeli i detit apo bakllavaja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!