Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar 61,142 vdekje në të gjithë botën, që prej kohës kur u identifikuan rastet e para në dhjetor të 2019 në Kinë.
Ndërsa, më shumë se 1,138,646 njerëz rezultojnë të infektuar nga 190 vende të prekura qëkur ka nisur epidemia në vitin e shkuar. Mes këtyre rasteve, 236,185 konsiderohen si të shëruara.
Italia, vendi evropian i cili e regjistroi vdekjen e parë nga Covid-19 nga fundi i shkurtit, është vendi më i prekur nga virusi ndërsa numëron 14,681 viktima dhe 119,827 të infektuar. Pas Italisë, vendi më i prekur mbetet Spanja me 11,744 viktima dhe 124,736 të infektuar.
Kjo sa i përket Evropës, ndërsa në botë vendi më i prekur, sa i përket rasteve të konfirmuara, është SHBA me 277,607 të sëmurë.
Ndërsa Kina, vendi ku nisi epidemia nga fundi i dhjetorit, ka një total prej 81,639 të infektuarish dhe deri më tani numëron 3,326 viktima. Duket sikur në vendin aziatik kurba e epidemisë është në rënie, por gjithsesi ekspertët i druhen një vale të dytë. /abcnews.al/