Peshkatarët e Tales në Lezhë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë. Kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e restoranteve ka bërë që ata mos të kenë shitje. Në një intervistë për gazetarin Gjergji Figuri, një nga peshkatarët u shprej se nuk ka përfituar nga paga e luftës. Ai tha se kemi 1 muaj e gjysmë nuk kemi asnjë të ardhur.
Shkak është bërë mungesa e shitjeve, si pasojë e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në kuadër të masave ndaj Pandemisë. Arben Preçi peshkatar prej 36 vjetësh, tregon se të ardhurat e vetme për të mbajtur familjen prej 8 anetaresh.
“Sadopak për tja dalë për vete, por urojmë që me kalimin e kohës urojmë të largohet sëmundja”, tha Preçi.
Arbeni shprehet se asnjë nga peshkatarët e vegjël nuk ka përfituar nga paga e luftës.
“Nuk dimë asgjë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë pagë. Nuk kemi çfarë të bëjmë do të rrimë pa punë,” ka thënë ndër të tjera peshkatari.
NëTale të Lezhës janë 15 peshkatare që prej me shume se 1 muaji nuk e ushtrojne aktivitetin e tyre./abcnews.al