Pandemia, Italia mund të zgjasë gjendjen e emergjencës deri në fund të vitit

schedule15:33 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:33 - 10 Korrik, 2020

Me shumë gjasa Italia do të zgjasë gjendjen e emergjencës të vendosur në vend për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri italian Giuseppe Conte.

I pyetur rreth raportimeve se qeveria po e merrte në konsideratë zgjatjen e ligjit deri më 31 dhjetor, Conte tha se nuk është marrë ende një vendim.

“Vendimi nuk është marrë ende, do  të na duhet që të konsultohemi me ministrat e kabinetit…ekziston mundësia që gjendja e emergjencës të zgjatet.”

Po ashtu, Conte nuk konfirmoi nëse qeveria ka si synim që ta zgjasë gjendjen deri në fund të këtij viti. Italia ishte një nga shtet e parë Evropiane që u godit nga koronavirusi dhe u fut në gjendjen e emergjencës më 31 janar.

Korniza ligjore e vendosur aktualisht për gjendjen e emergjencës i jep qeverisë fuqi “speciale” për të limituar disa të drejta të qytetarëve si dhe të ketë akses në burime shtesë për të ndaluar dhe përmbajtur Covid-19. Aktualisht ky ligj është i vlefshëm deri më 31 korrik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!