Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, tenori i njohur, Klodjan Kaçani ka treguar se momenti më i vështirë për të ka qenë pandemia, pasi kishte vetëm 3 vite që kishte filluar karrierën jashtë Shqipërie.
“Pandemia ishte momenti më i vështirë për mua, pasi kisha 3 vite që kisha filluar karrierën jashtë Shqipërisë. Madje, kur ka filluar pandemia kam qenë në Gjeorgji duke kënduar dhe po flitej, njerëzit kishin filluar në ato momente të mbanin maska dhe nuk e besonin. Nuk e dinin fare se si ishte situata, sepse unë nga Gjeorgjia, shkova në Bergamo, i cili ka qenë qyteti më problematik në Itali, ku kishte shpërthyer pandemia që pati dhe shumë viktima. Mbaj mend, unë kam ardhur në datë 3 mars dhe më datën 9 mars u mbyll gjithçka në të gjithë botën”, u shpreh ai.
Më tej, i pyetur se cila është frika më e madhe që ka, Kaçani ka theksuar humbja e zërit para shfaqjeve, pasi si të gjithë njerëzit edhe këngëtarët e muzikës lirike mund të zgjohen të sëmurë një ditë.
“Për të gjithë këngëtarët lirëkë, frika është humbja e zërit. Më saktë të zgjohesh në mëngjes ditën që ke shfaqjen dhe të mos kesh zërin. Më ka ndodhur, kam marrë ilaçet për të ulur inflamacionet, sepse jemi njerëz. Edhe të gjithë mund të sëmuren në mëngjes, mund të zgjohen me temperaturë, të ftohur. Nuk mund ta dim asnjëhere si zgjohemi në mëngjes. Kjo është drama më e madhe që mund t’i ndodhi një arstisti që ka shfaqje atë ditë, sidomos po ta mendosh që mund të kesh një debutim të rëndësishëm”, tha tenori./abcnews.al