Pandemia i shtyn planet, kur pritet të takohen aktorët e “Friends”

schedule09:19 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:19 - 13 Nëntor, 2020

Aktorët e serialit legjendar “Friends”, do të ribashkohen përsëri në mars të vitit 2021. Ky ribashkim pritej të ndodhte më herët dhe të transmetohej në HBO Max, mirëpo pandemia e koronavirusit ndikoi në shtyerjen e një ngjarje të tillë.

Aktori Mattheë Perry, i cili kishte rolin e Chandler Bing, ka shkruar në Twitter se “shokët” kanë planifikuar të takohen në mars të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Lisa Kudroë, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay, ka thënë se kishte pasur takime me miqtë e saj të serialit mirëpo asnjëherë publikisht, para masës së gjerë.

 

Krijuesja klasike e sitcom-it, Marta Kauffman, ka deklaruar se mezi presin të ndodhë një gjë e tillë.

“Kjo është një shfaqje që nuk është shkruar, por kjo është mënyra se si funksionon shfaqja ne do të kemi nevojë për një audiencë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ajo. l.k/abcnews.al